Categories Lajme

Arrestohet skifteri në Tiranë, autor i disa vjedhjeve

Tre vjedhje të njëpasnjëshme janë zbardhur në Tiranë. Mësohet se autori i këtyre vjedhjeve 33-vjeçari me iniciale R.Ll është vënë në pranga. Ndërkohë që po ashtu është proceduar penalisht dhe një 15-vjeçar, i cili ka vjedhur i shtytur nga 33-vjeçari. Të dy këta kanë tentuar që të vjedhin një farmaci si dhe kanë vjedhur shuma parash në dy subjekte të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Influence”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen 3 raste të vjedhjes, të kryera në Tiranë, gjatë muajit mars. Vihet në pranga autori i dyshuar, i cili kishte shtytur një shtetas të mitur (15 vjeç), për të vjedhur me të. Procedohet në gjendje të lirë 15-vjeçari, bashkëpunëtor në vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Influence”.

Si rezultat i këtij operacioni: -u vu në pranga shtetasi R. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Shtytja e të miturve në kërkim”; -nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13 mars 2023, kanë tentuar të vjedhin në një farmaci, ndërsa më datë 15 mars 2023, kanë vjedhur shuma parash, në 2 subjekte të ndryshme. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME