Categories Lajme

Arrestohet ukrainasi në Vlorë, trafikonte shtetas të huaj në Shqipëri për punë të kundraligjshme

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të ri ukrainas. Oleh Kulsha dyshohet se trafikonte shtetas të huaj, kryesisht nga Ukraina në Shqipëri, për punë të kundërligjshme.

“Vijon operacioni policor i koduar “TRANSNACIONAL”. Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas, në kuadër të këtij operacioni.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “TRANSNACIONAL”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit të huaj O. K., 24 vjeç, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME