Categories Lajme

Arrestuan dy ish-deputetët e PS-së/Merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari

Janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën urdhër-arrestet për operacionin “Volvo 4”, ku mes të arrestuarve ishin dhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, si dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj në Shijak.

Dy prokurorët që firmosën urdhërarrestet janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa gjyqtari që i miratoi është Bib Ndreca.

Burime nga Krimet e Rënda thonë për Fax News: Është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje. Nuk ka kërcenim konkret, por vlerësim të një rreziku të mundshëm.

Gjyqtari Bib Ndreca

Kujtojmë se për aksionin Volvo 4, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për 44 persona, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu u kërkua kontrolli i banesave për këta 44 persona, si dhe 22 dy persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Autoritetet thanë gjithashtu se janë arritur të provohen 13 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në të gjithë territorin e vendit dhe në Itali. Policia mësohet se ka kryer kontrolle në 100 banesa, përfshirë në shtëpinë e Lulzim Berishës, pas dyshimeve se mund të fshihej drogë, por nuk ka pasur urdhër-arresti për të.

Në pranga përunduan, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku; Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin “Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin “Xhevi”, nga Lezha; Esat Mehmeti, me pseudonimin “Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin”Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra dhe Artur Balla, nga Elbasani. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet M. Z., dhe P. S. Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën katër grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i tre punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale. Efektivët e arrestuar janë Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe Bledar Koçi, nga Lushnja. Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan 3 pistoleta; armë gjahu, çifte dhe fishekë; një shotgan;Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; peshore elektronike; sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; 13 mjete, njëri i blinduar; sasi e konsiderueshme parash dhe rreth 75 telefona celularë./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME