Categories Sport

Arrihet akordi, zbulohen detajet e kontratës së Rejës te Shqipëria

Trajneri, Edi Reja do të vazhdoj të jetë në krye të Shqipërisë edhe për katër vite të tjera. 74-vjeçarit i përfundoi kontrata pas eliminatoreve të kampionatit europian, por pavarëissht se skuadra nuk arriti kualifikimin ose te pozicionohej ne vendin e tretë, që më tepër vlen për statistikë, ai ka bindur drejtuesit e FSHF-së se është i duhuri për t’i besuar një projekt ambicioz. Presidenti, Armand Duka i ka ofruar trajnerit Reja një kontratë 4-vjeçare nga e cila ai do të fitoj 25 mijë euro në muaj, në total 1.2 milionë euro. Por në rast se ai arrin objektivat e vendosur sigurisht do të ketë premio.

Sigurisht oferta e paraqitur nga Duka nuk e ka impresionuar shumë trajnerin italian, i cili ka kërkuar diçka më tepër, ndërsa ka kërkuar edhe staf shtesë. Por presidenti ka qenë i prerë duke thënë se këto janë kushtet dhe si duket ai parimisht ai ka rënë dakord.

Në daljet e fundit për mediat, Reja e ka pranuar se do t’i pëlqente të vazhdonte bashkëpunimin me Shqipërinë, pasi tani e njeh më mirë skuadrën. 74-vjeçari e ka drejtuar kombëtaren në 8 ndeshje dhe ka arritur të mbledh 3 fitore, një barazim dhe 4 humbje në kualifikueset e Euro2020.
Duke përjashtur dy humbjet me Francën dhe barazimin me Andorrën 2-2 në “Elbasan Arena”, në ndeshjet e tjera kuqezinjtë kanë bërë një performancë pozitive. Por sigurisht ajo që dhemb më shumë është barazimi me Andorrën, një kundërshtar i dobët që Shqipëria nuk duhet ta diskutonte fitoren.

Pas humbjes me francën në inagurimin e stadiumit të ri, presidenti, Duka deklaroi se kjo nuk ishte mbyllja më e mirë që skuadra mund t’i bënte kualifikueseve, megjithatë ai theksoi se Reja është i duhur për të vazhduar projektin e nisur disa muaj më parë. Gjatë kësaj periudhe italiani ka afruar shumë lojtar të rinj në skuadër dhe po punon për ndryshimin e brezave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME