Categories Lajme

Arrihet marrëveshja në Mal të Zi, ja formulimi i qeverisë së re, nuk do tërhiqet njohja e Kosovës

Opozita në Malin e Zi ka arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, të cilën e ka nënshkruar përpara gazetarëve e ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi i ri nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësinë së Kosovës. Marrëveshja u nënshkrua mes koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, përfaqësuar nga kryetari Zdravko Krivokapiç, lideri i koalicionit “Paqe për kombin tonë”, Aleks Beçiç dhe lideri i “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve, Krivokapiç deklaroi se nënshkrimi i saj është shenjë se rruga e zgjedhur nuk ka kthim pas.

Ata theksuan njëzëri se qeveria e re demokratike nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe as për ndryshimin e simboleve shtetërore si flamuri, stema në uniformën ushtarake dhe himni. Gjithashtu, marrëveshja parashikon që qeveria e re të miratojë ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim që të arrijë sa më shpejt anëtarësimin në BE. Ndër të tjera, ekzekutivi do të përforcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe do të depolitizojë institucionet qeveritare kyçe në luftimin e korrupsionit dhe krimi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME