Categories Lajme

“Arrijmë 300 mijë vaksinime”, Manastirliu: Kemi përfunduar grup moshat +70 dhe +80

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë numri i personave të vaksinuar do të shkojë në 300 mijë. Në një intervistë në News24, Manastirliu u shpreh se sipas planifikimeve deri në fund të majit shifra e të vaksinuarve do të arrijë në 500 mijë.

“Kemi përfunduar grup moshat +70 dhe +80. Sot do të arrijmë në 300 mijë të vaksinuar. Deri në fund të majit kemi planifikuar 500 mijë. Ne mund të përballojmë edhe më shumë vaksinime në ditë. Qeveria shqiptare ka kontraktuar mbi 2 mln doza vaksinash”, u shpreh Manastirliu.

Ndërkohë teksa është pyetur se çfarë do ta përkeqësonte situatën e pandemisë, ministrja tha se pandemia Covid-19 ka shumë të panjohura, ndërsa theksoi se variantet e reja janë ato që mund të sjellin rritje të infektueshmërisë.

“Ka shumë të panjohura në një pandemi. Ajo që na ka mësuar pandemia është që variantet e reja mund të sjellin një rritje të infektueshmërisë. Por situata e epidemisë kontrollohet vetëm nëse i besohet autoriteteve. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në hapat që kemi ndërmarrë. Ne jemi në një situatë epidemie, nuk duhet ulur vigjilenca. Duhet besuar tek autoritetet, duhen ndjekur masat dhe duhet bërë vaksinimi masiv”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME