Categories Lajme

Arsenali i armëve në Vlorë, dëshmia e Gjergj Dervishaj: Kallashët dhe plumbat i ka pasur Taulant Beqiraj

Arsenali armëve i kapur nga policia në një dyqan rrobash në qytetin e Vlorës, besohet se i përket Taulant Beqiraj, një person ky i mbetur i vrarë në rrugën “Transballkanike” në muajin Mars 2022. Emri i Taulant Beqiraj, ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë në polici nga i arrestuari Gjergji Dervishaj, i cili teksa është shoqëruar në ambientet e policisë ka deklaruar se kishte dijeni për arsenalin e armëve, por ato nuk ishin të tijat.

Sipas të arrestuarit Dervishaj, i cili në Vlorë njihet me nofkën “Zoto” armët i përkisnin Taulant Beqiraj. “Zoto” ka treguar se me Beqiraj ka lidhje familjare dhe për shkak të kësaj miqësie, ai i kishte kërkuar që armët t’ia mbante në dyqanin e tij të rrobave. Dervishaj, ka vijuar më tej duke thënë se armët i ka mbajtur për një kohë të gjatë në ambientet e dyqanit, pasi s’kishte kujt t’ia dorëzonte, për shkak se vetë poseduesi i tyre ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi me armë në vitin 2022.

Pavarësisht nga ky pretendim Dervishaj, është arrestuar nga policia e Vlorës, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. Pritet që ditën e nesërme ai të dalë para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Armët dhe municionet, u zbuluan në 12 shkurt 2024, si pasojë e një informacioni tepër sekret që kishte të bënte me praninë e armatimit në ambientet e dyqanit të rrobave që posedohej nga shtetasi Gjergji Dervishaj.

Policia sekuestroi minë me telekomandë, 4 automatikë, njëri me silenciator, pistoleta dhe qindra fishekë që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt. Gjatë aksionit u kapën këto armë si më poshtë vijon:

1 minë me telekomandë

4 kallashnikovë (njëri me silenciator)

1 pistoletë

1 armë zjarri imituese

12 krehra armësh

800 fishekë

1 jelek antiplumb

1 peshore elektronike

Targa automjeti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME