Categories Politike

Ilir Meta akuza qeverisë: Shqipëria mbytet me vaj palme dhe qumësht pluhur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me rritjen e madhe të importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës në vendin tonë. Meta shprehet se rrënimi i qëllimshëm i blegtorisë, ka shkaktuar jo vetëm rritje të frikshme të çmimeve të çdo produkti, por është kthyer edhe në një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit. Ai thekson se në këtë situatë është shumë i domosdoshëm forcim i rolit kontrollues dhe parandalues  të laboratorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Postimi i plotë:

Rrënimi i qëllimshëm i blegtorisë në Shqipëri ka shkaktuar jo vetëm ulje të konsiderueshme të prodhimit blegtoral dhe automatikisht rritje të frikshme çmimesh të çdo produkti, por është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit. Në periudhën 2013-2023, ulja e prodhimit të qumështit në Shqipëri ishte me 161.000 tonë. Kjo ulje do të rrisë tundimin e falsifikuesve dhe spekulantëve për të përdorur përbërës shtesë me çmim të ulët si qumësht pluhur dhe vaj palme, me qëllim për të ulur kostot e prodhimit, duke dëmtuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve.

Rritja e madhe e importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës i ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme blegtorëve tanë, produktet bio të cilëve dëmtohen nga konkurrenca e pandershme. Nga ana tjetër, përdorimi abuziv i tyre sjell rrezik serioz për popullatën, ndaj është me shumë rëndësi forcimi i rolit kontrollues dhe parandalues të laboratorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Çdo produkt ushqimor i pakontrolluar është një jetë njerëzore e rrezikuar!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME