Categories Lajme

Detajet tronditëse, si i lutej 27-vjeçarja Altin Çokut t’i fshinte fotot intime…

Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për Altin Çokun, i cili dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes një 27 vjeçare pasi i publikoi fotografi intime. Duke u bazuar në disa mesazhe të viktimës që i lutet të fshijë fotografinë dhe pasi ka administruar dëshminë e 39-vjeçarit që justifikohet se foton e shpërndau shoku i tij nga Fushë Miloti, akuza e konsideron Çokun si personin që rëndoi gjendjen emocionale të të resë e cila u vet hodh nga kati i katërt.

Gjykata ka vendosur ta mbajë seancën të enjten, ndërkohë që prokuroria deklaroi për TCH se nga këqyrjet në sistem konstatoi se Altin Çoku rezulton me precedent të mëparshëm kriminalë dhe i dënuar nga gjykata. Në vendimin që TCH disponon, ai rezultoi i hetuar nga prokuroria e Krimeve të rënda dhe i shpallur fajtor për gjobë vënien ndaj mjekut psikiatër që shërbente në spitalin e Laçit. Kanosjet ndaj mjekut nisën në 2014 dhe sipas denoncimit të tij, ai u detyrua ti japë gati 4 mijë euro.

Kërkesat ndaj doktorit u paraqitën deklaronte në atë kohë prokurorja e çështjes Dolorez Musabelliu përmes telefonit, dhe me letra. Në një rast 39 vjeçari i shkroi viktimës se nëse nuk i paguante paguante një mijë euro do vriste cilindo që do i dilte përpara.

Mbasi u mor i pandehur për shtrëngim me anë të kanosjes Çoku ju nënshtrua me urdhër të gjykatës ekspertimit psikiatriko ligjor. Instituti i mjekësisë konstatoi se ai nuk kishte çrregullime të mendimit dhe gjykimit, dhe se prezantonte tipare të personalitetit narcistik. Në kushtet aktuale deklaruan mjekët, i akuzuari nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore pasi sjellja dhe gjykimi i tij janë tipare të personalitetit dhe prezantojnë një model mbi të cilin funksionon prej adoleshencës dhe rinisë së hershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME