Categories Kuriozitete

Çfarë është teoria e ”bukës së djegur” që ka pushtuar TikTok-un?!

TikTok-u na prezanton çdo ditë me risi dhe disa prej tyre, shkojnë përtej të qenit trend, sepse lidhen me një mënyrë të menduari. Thënë kjo, prej javësh po flitet shumë për “teorinë e bukës së djegur” (“burnt-toast theory”).E shpjeguar thjesht, kjo teori përshkruan idenë se si një gjë aq e vogël sa buka e djegur mund të të ketë shpëtuar jetën ose të ketë sjellë një gjë të mirë pas.

Mbase vetëm fakti se u vonove 5 minuta për të pjekur një tjetër copë buke, të shpëtoi nga një aksident, ose ato 5 minuta mundësuan takimin tënd me një mik të vjetër, ose fillimin e një historie dashurie. Pra, një e keqe e vogël sjell të mira të mëdha, siç ndodh në shumë fusha të jetës.“Teoria e bukës së djegur” po përdoret si një metaforë për të treguar se një problem i vogël po të shmang probleme më të mëdha ose po të sjell të mira pa e kuptuar.

Në TikTok, njerëzit po e përdorin këtë teori për të treguar historitë e tyre dhe për të kujtuar se gjithçka e keqe e ka një të mirë, thjesht duhet të besosh te procesi. Psikologët thonë se kjo teori mund të bëhet pjesë e jetës së secilit dhe besohet se ka aftësinë të japë kontribut të mirë, sepse mund të nxisë të menduarin në mënyrë pozitive edhe kur jeta të përball me sfida.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME