Categories Sport

Arsyeja e ndarjes së Shakira-s me Pique ka qenë ish-mesfushori i Barcelonës?! Zbulohen detaje të reja

Ish-shoku i skuadrës së Barcelonës i Gerard Pique, Riqui Puig, është pjesë e arsyes pse mbrojtësi u nda me ish-partneren e tij Shakira.

Pique u njoh me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia, nga Puig dhe i riu spanjoll e shoqëronte rregullisht Pique gjatë netëve në Barcelonë, gjë që çoi në prishjen e marrëdhënies afatgjatë me Shakira-n.

E dashura e Puig ishte Gemma Iglesias dhe rezulton se ajo ishte një mike e Chia. Ajo e prezantoi Pique-n me Chia-n gjatë një nate jashtë. Pasi Shakira konfirmoi tradhtinë e partnerit të saj, këngëtarja vërtetoi se partneri i saj kishte një lidhje që para datës 4 qershor, kur u zyrtarizua ndarja.

Gazetari dhe paparaci Jordi Martin zbuloi se Pique dhe Puig kanë hartuar një strategji për të shmangur paparacët kur shkojnë në lokalin ‘La traviesa’. Sipas emisionit ‘El Gordo y la Flaca’ të Jordi Martin dhe Univision, nuk ishte aspak rastësi prezantimi i Pique dhe Chia.

Pique ka një shok të ngushtë. Klara ishte në lidhje me vëllain e atij shokut të Pique. Që kur u takuan, ai u dashurua me vajzën. Ata shkëmbyen numrat e telefonit, në fillim u takuan fshehurazi. Pastaj ai jo vetëm që ia merr të dashurën vëllait të shokut më të ngushtë, por edhe e pushon nga Kosmos dhe punëson vajzën.

Së fundmi, tifozët e Barcelonës kanë premtuar se do të dëgjojnë këngët e Shakiras ‘çdo ditë’ në Spotify në një përpjekje për t’i bërë gjërat e sikletshme për ish-partnerin e saj, Gerard Piquen, pasi një model i ri i fanellës shfaqte emrin e saj në pjesën e përparme. Barcelona, e cila sponsorizohet nga Spotify, po bashkëpunon me artistë të mëdhenj të muzikës për dizajne të fanellave. Raportimet në Spanjë kanë sugjeruar se kjo mund të bëhet realitet, duke i bërë gjërat të sikletshme për Piquen.

Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME