Categories Lifestyle

Arsyet se përse duhet të shkoni me nënën në pushime të paktën një herë në vit

Për disa prej neve, kalimi i pushimeve me nënën mund të mos duket diçka argëtuese dhe, kur duam të udhëtojmë, më shumë preferojmë ta marrim bashkëshortin, partnerin apo ndonjë shoqe. Sidoqoftë, posa ta lexoni këtë artikull do ta kuptoni se kalimi i pushimeve me nënën ka qindra përfitime.

Ju dhe nëna juaj veçse jeni ekip

Përderisa vërtet se merr kohë t’iu përshtateni shprehive dhe preferencave të një shoqeje gjatë udhëtimit, ju dhe nëna juaj e njihni njëra-tjetrën më mirë se kushdo tjetër në botë. Qoftë nëse jeni duke u shtrirë në plazh apo duke bërë hiking, duke vizituar muze apo duke bërë shopping, duke ngrënë në restaurant apo duke shijuar ushqime të rrugës, të gjithë kemi ide të ndryshme se si duhet të duket një pushim ideal. Por, kur vjen fjala për prindërit tanë, shanset janë se i ndajmë me ta të njëjtat prioritete të udhëtimit, pasi që prindërit janë ata që na kanë mësuar të udhëtojmë për herë të parë.

Së bashku do të krijoni kujtime që vërtet kanë rëndësi

Asnjë suvenir nuk e zëvendëson një ‘selfie’ me nënën apo një fotografi ku të dyja qëndroni pranë një monumenti duke u dukur të çuditshme “pa” këmbë apo koka (sepse i keni kërkuar një të huaji t’ua bëjë fotografitë). Këto fotografi mund të mos ju duken interesante në fillim, por padyshim se pas një kohe do t’i vlerësoni më shumë se çdo gjë tjetër sepse do t’jua rikujtojnë momentet e ëmbla që i keni jetuar së bashku.

Kur udhëtoni me nënën, gjeni kohë të krijoni kujtime që kanë rëndësi për të dyja ju pas disa viteve. Çfarë mund të ketë gjë më të mirë sesa një ditë të pini çaj me nënën duke thënë: “A i mban mend picat që i kemi ngrënë në Itali? Janë më të shijshmet që i kam ngrënë ndonjëherë”. Udhëtimi me nënën është mundësi e mirë për të qëndruar të lidhura me njëra-tjetrën

Nëse shkaku i angazhimeve apo çfarëdo arsye tjetër nuk mund të flisni shpesh me nënën, atëherë udhëtoni vetëm ju të dyja në mënyrë që t’i kompensoni kohërat e humbura së bashku. Shfrytëzoni udhëtimet për të folur çdo gjë në detaje, për të qeshur, për t’u përqafuar, për të qarë dhe për çdo gjë tjetër. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i thënë “Faleminderit” sesa duke udhëtuar bashkë

Një nënë bën çmos për ta bërë të lumtur fëmijën. Ta ftoni nënën për një pushim së bashku është ndër mënyrat më të mira për t’i dhuruar asaj diçka. Ju mund të mos e mendoni këtë, por udhëtimi me fëmijën e dashur ka shumë rëndësi për të. Nëse provoni t’i rikrijoni udhëtimet në të cilat keni shkuar kur keni qenë fëmijë, atëherë ajo vetëm sa do të ndihet më e lumtur dhe nostalgjike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME