Categories Lajme

Artan Hoxha: Altin Hajri u kap me ish-ministrin e Ramës, e hoqën nga lista e të shumëkërkuarëve

Gazetari Artan hoxha ka dhënë një deklaratë të fortë mbi grupin Hajri. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se, Hajri ka zhvilluar një takim për votat dhe për fushatën elektorale, në vitin 2016, për një parti politike dhe që ka qenë përballë e në rivalitet me grupin e Avdylajve që dolën në përgjimet me anëtarë të Partisë Socialiste, si edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Hoxha shtoi gjithashtu se, Hajri është kapur në disa përgjime me një ish-ministër të qeverisë së Edi Ramës, ndërsa nuk nxorri emër. Kur në monitor u shfaq Lefter Koka, Artan Hoxha nuk pohoi asgjë, por shtoi se, ai ka sulmuar policinë e Durrësit një ditë pasi ishte arrestuar Altin Hajri.

“Në Shqipëri ishte në pushtet koalicioni i majtë. Një oficer më kërkoi një takim dhe më tregoi dy foto në një format A4, të printuara me cilësi të dobët dhe më thotë që gjatë regjistrimit që i kishin bërë një grupi kriminal në Shqipëri ata kishin vendosur një pajisje përgjimi. Objektivi i tyre ishte Altin Hajri që u hoq nga lista e personave më të kërkuar në Itali. Dhe e dini pse u hoq? Sepse nga bisedat e përgjuara ka dalë që në një takim, Hajri ka qenë me një ministër të Ramës. Biseda në fjalë po bëhej për fushatë elektoralë. Altin Hajrit i është kërkuar ndihmë për votat, për fushatë politike, dhe ishte marrë në ngarkim nga një parti. Partia tjetër siç doli në përgjime me Avsdylajt, ndërsa këta të tjerët me Altin Hajrin,”– tha Hoxha.

“Bjeri shkurt o Tan, thuaj që doli tek 339 sepse prandaj u copëtua në një mijë copa,”- ndërhyri Klodiana Lala.

“Unë qesha sa e pashë dhe i tha atij oficerit: ti nuk e di se kush janë këta të dy….? Pra po ma tregonte që ta thoja… Pas këtij takimi u interesova për fisin Hjari dhe më rezultoi që kanë para por që nuk janë ekspozuar në vrasje në zonën e Shijakut. Është shumë e rëndësishme sepse nesër do të dalin filmimet. Të nesërmen, policia gjen dhe arreston Altin Hajrin në një lavazh kur po lante makinën. Ditën e shtunë, më 28 janar, një ministër i qeverisë Rama doli në televizion dhe sulmoi Policinë e Durrësit. Dhe tha që bandat po i komandojnë. Këtë gjë e bëri pa lejen e Ramës. Rama nuk dinte gjë. Këtë gjë po e them për të treguar që këta kanë mbështetje politike,”– tha Artan Hoxha më tej.

Blendi Fevziu nxori në monitor foton e Lefter Kokës. “Ky është?”– tha gazetari.

“Nuk e di, a ka qenë ministër ky? Zbardhe videon si e ka sulmuar policinë një ditë pasi u arrestua Altin Hajri,”- shtoi Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME