Categories Lajme

Artan Hoxha: Kemi vrasës me pagesë profesionistë, kemi edhe vrasës budallenj si vëllezërit Beqiraj!

Artan Hoxha ka folur për vrasjet me pagesë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tregoi se si vëllezërit Beqiraj përfunduan të rrëmbyer për shkak të veprimeve amatoreske dhe më pas nga frika rrëfyen ngjarje të rënda kriminale.

Hoxha tha se në Shqipëri ka vrasës me pagesë profesionistë që nuk kapen nga policia, madje qarkullojnë edhe vrasës të huaj, të cilët kapen vetëm nga rastësia.

“Vëllezërit Beqiraj kanë qenë të skeduar nga policia për ngjarje që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve, por jo për ngjarje të rënda. Këta kanë rënë në sy sepse kanë hyrë në zonë si Shijaku me motor me skafandër. Në zonë ka njerëz që ruajnë. Ata u morën peng. Policia ka ndërhyrë për ti shpëtuar si pengje. Pastaj ata nga frika filluan të flasin.

Dumani foli sepse mendoi se e shitën të vetët dhe do e vrisnin. Julian Sinanaj, erdhi të fliste nga frika se do ta vrisnin. Erdhi të televizioni dhe une nuk e besova.

Ishte një në Vlorë, edhe ai u tremb se do e vrisnin. Edhe prokurorët thoshin është i çmendur nuk e besonin, Këto ngjarje zbulohen spontanisht.

Vrasësit me pagesë profesionistë nuk zbulohen.

Vrasës me pagesë kemi patur nga forcat komando greke. Një ishte i Camorrës. Ka patur nga Kirgistani. Qarkullojnë dhe kemi kapur edhe vrasës të huaj.

Ne momentin që nuk kapen dhe janë të suksesshëm, bëhen si shembull për këta si vëllezërit Beqiraj se e dinë si punë të lehtë. Pra kemi vrasës profesionistë kemi edhe vrasës budallenj!”, deklaroi Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME