Categories Lajme

Artan Hoxha nxjerr pamjet nga avioni: Mbi 150 shqiptarë ngjitur me njëri-tjetrin

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video dhe disa foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet se më shumë se 150 shqiptarë, udhëtojnë të ngjeshur me njëri-tjetrin, drejt vendit të tyre, ku do të riatdhesohen. Sipas gazetarit Hoxha, të gjithë shqiptarët kanë qëndruar bashkë, duke mos mbajtur as distancën e sigurisë, apo ndarje grupimi, mes të moshuarve dhe fëmijëve. Ai shton gjithashtu se mbi të gjitha, as kur shqiptarët kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, nuk u është bërë asnjë kontroll mjekësor. Gjithsesi, nëse një prej udhëtarëve është ii nfektuar, mjafton ushëtimi që bëjnë bashkë prej 1 orë e 30 minuta, për të infektuar të gjithë avionin.

” Vetem nese ndonjeri prej tyre, do behet per spital, ne do mesojme se ka qene i infektuar me coronavirus,”– shton në fund Artan Hoxha.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

Ky eshte avioni i radhes, qe sot ne dreke u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptare te izoluar ne Itali per shkak te Covid 19, dhe ne oren 15:00, zbarkoi ne Rinas.  Si e shikoni dhe nga pamjet, ne bordin e avionit kane qene mbi 150 shqiptare, te semure qe kane qene per mjekim ne Itali, te moshuar, gra shtatzana, madje dhe femije te vegjel, duke mos patur asnje ndenjese bosh. Secili prej tyre ka paguar nje cmim bilete prej 220 euro, ku perfshihej udhetimi me avion dhe karantinimi ne hotel Bonavita, ne Durres, per 14 dite.

Mjafton dhe nje i semure, i vetem, me covid 19, qe te infektoje gjithe avionin, ne nje udhetim qe zgjat 1 ore e 20 minuta.  Sapo zbarkuan ne Rinas, nuk u eshte bere asnjelloj kontrolli mjekesor, apo analize tjeter, per te konstatuar nese jane pozitiv me Covid 19 ose jo.  Jane hipur ne 4 autobuza dhe ne vend te Durresit, ku kishin prenotuar dhe parapaguar, i kane derguar ne Hotel Rafaelo ne Shengjin… Vetem nese ndonjeri prej tyre, do behet per spital, ne do mesojme se ka qene i infektuar me coronavirus.

Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës. Shqiptarët, të cilët kishin mbetur jashtë kufijëve për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, kanë paguar vetë biletën e kthimit, ndërsa do të duhet të paguajnë edhe 7 euro për ushqimin çdo ditë. Ndërsa ata që vijnë nga Greqia, karantinohen në hotelet e Korçës dhe duhet të paguajnë 35 mijë lekë në ditë për person.

SHIKONI VIDEON KETU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME