Categories Lajme

Artan Hoxha paralajmëron përplasje fizike në PD: Do jenë policë “civilë” sepse ata me unifromë e tensionojnë situatën

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, mund të ketë edhe një përplasje fizike, ndaj policia do të jetë e pranishme me efektivë “civilë”, pasi ata me unifromë e tensionojnë situatën.

Kam parë edhe këto ditë, ka një tentativë edhe nga struktura që është sot brenda selisë së PD për të krijuar idenë që do të ketë një përplasje për të marrë kalanë. Ka një ide. U është dhënë informacion edhe agjencive të zbatimit të ligjit. Ka një plan masash edhe të policisë.

Ka plan edhe për atë që do të ndodhë mbrapa. U është thënë se mund të kemi probleme, përplasje dhe persona që mund të hyjnë në seli. Policia është e detyruar t’i dalë të keqes përpara.

Pastaj vijnë te pjesa e inteferimit. Kam parë njerëz, demokratë, qëndrestarë, që kanë pasur rol protagonisti të cilët i kam parë gjithë kohës bashkë.

Këtë radhë kam pasur që disa kanë shkuar me Lulin dhe disa të tjerë janë me Berishën. Kjo nuk është gjë e mirë. Unë nëse do të isha te pjesë që këshillojnë, nuk do e këshilloja të bënte një Kuvend në 18, por te ky i datës 11 të shkonin.

Dua tu them demokratëve dhe qytetarëve se masa janë marrë. Deri tani nga agjencitë e zbatimit të ligjit ka plan masash.

U është kërkuar, ka filluar të bëhet me atë pjesë të policisë që është civile, se ajo me uniformë e tensionon situatën. Ka një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitet dhe një plan tjetër për përplasjet që mund të ketë pas Kuvendit”, deklaroi gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME