Categories Lajme

Artan Hoxha publikon videon e ekzekutimit të Guxim Gjyqiriçit (Video)

Artan Hoxha publikoi sot video nga largimi i atentatorëve të Guxim Gjyriçit në Tropojë duke theksuar se i frikësohet një rifillimi të vrasjeve në këtë qytet. Hoxha tha se dyshohet se pas vrasjes fshihet një ish-pjestar i forcave speciale të Shqipërisë.

“Dyshohet se është një pjestar i forcave speciale dhe po verifikohet vendi ku ai ishte në momentin e ngjarjes Dyshimet janë edhe për një personazh shumë të fuqishëm i botës së krimit në zonë. Nuk është përjashtuar edhe një kombinacion i këtij grupi përsonash të jenë bërë bashke për të goditur. Kjo gjë ka ndodhur edhe kur u sulmuan Haklajt dhe aty kishte disa grupe që u bashkuan kundër tyre”, tha Hoxha. “Shumë qytetarë të Tropojës kanë mbetur të tronditur nga efekti i kësaj ngjarje e cila ka tronditur opinionin. Policia atje ka nje prezence minimale, nuk arrinin dot të ndalonin vrasjet. Ajo që del nga ngjarja e fundit dhe që është pjesë e hetimit është arma e përdorur.

Goditja mbas shpine që i është bërë vitkimës, fakti që në skemën e krimit ka pasur vrasës profesionistë është pamundur që të mos kenë pasur mbështetje, ka ndihmës, dhe persona që e njohin mirë qytetin. Mund të jetë më orgjinë apo të ketë banuar aty.Kjo ngjarje do të ketë vijim do të kemi informacione të tjera që nuk u publikuan sot. Qëllimi është që të parandalohen ngjarjet e tjera. Një dekadë e gjysëm ai vend u kthye i pabanueshëm. Sot jemi 11 ditë mbas një ngjarjes e cila rrezikon të kthejë një situatë e cila nuk do ta dëshironte askush“, theksoi ndër të tjera gazetari.

Hoxha bëri edhe një lidhje mes vrasjes së Shkëlqim Haklajt më 5 janar të vitit 1998 dhe asaj të Guxim Gjyriçit në natën e 5 janarit të vitit 2020. “Vrasja e Shkëlqim Haklajt nuk është hetuar kurrë ishtë Presidenti Berisha shprehej se e donte të gjallë a vdekur sepse ko pengonte mitingun”, vijoi gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME