Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi ekskluzivisht në studion e Abc News, video nga momenti i vr asjes së Guxim Gjyriçi më 6 janar, akt i cili mund të nxitë një tjetër valë ha kmarrjesh në Tropojë. Artan Hoxha shpjegoi se kishte shkuar në Tropojë për të investiguar mbi v rasjen në fjalë, duke zbuluar detaje të rendësishme. “Ngjarja ka ndodhur në skaj të vendit. Në një qytet të vogël. Larg kryeqytetit. Larg syrit të medias dhe auitoriteteve. Është në vr asje e mesazh dhe paralajmëron një zinxhir vr asjes siç kanë ndodhur më parë. Pse e cilësoj shqetësuese? Jemi 11 ditë nga atentati dhe ajo është një ngjarje e spostuar. U tha që u gjet një makinë e d jegur, u tha se u q ëllua nga një makinë me ka llashnikov. Të gjithë këto nuk ka një përputhje me ato që pashë unë në Bajram Curri, në Has apo Gjakovë ku mendohet se mund të kenë ikur autorët.
Çfarë ndodhi mesnatën e 5 janarit. Guxim Gjyriçi babai i tre fëmijëve, pronar i një lokali në Bajram Curri. Pasditë ka dalë nga banesa, ka bërë një pushim nga ora 16:00 dhe është kthyer në lokal duke parë një ndeshje nga ora 22:15 inuta. Të afërmit janë larguar për një kafe dhe Guximi ka mbetur i vetëm në atë vend. Është raportuar që ka ndodhur në orën 23:40 minuta, por vi ktima është v rarë shumë më parë. Këtë moment e tregojnë kamerat e sigurisë. Ne po publikojmë kemi dy automjete që largohen nga vendi i ngjarjes. Eshtë një Benz dhe një Ford Fiesta që largohen. Kjo e dyta është 17 sekonda pas Benzit. Ford Fiesta është automjeti që u gjet në Golaj i d jegur.
Janë pamje të siguruara privatisht nga unë. Uroj që policia të ketë sekuestruar të gjitha kamerat e HEC-it të Fierzës që filmojnë kalimin në drejtm të Qafë Malit. Rruga e largimit është e mbuluar nga kamera. Uroj që të jenë marrë këto kamera“, shpjegon Artan Hoxha. Më tej ai vijoi duke shpjeguar se çfarë tregojnë këto pamje. “Tregojnë orarin kur ka ndodhur ngjarja. Ku foma është gjetur 40 minuta pasi ka ndodhur v rasja. Në këtë kohë ata kanë patur mundësi të largohen me shpejtësi nga Morina, nga Qafa e Luzhës për në Krumë dhe Kukës. Aty ka një urë që mund të bllokohej. Mund të shihen edhe kamerat që ka patur në këto drejtime.
Autorët kanë lënë mbrapa një makinë të d jegur që shohim në pamje. Kjo është makina e dytë dhe jo e para. Nga informacionet me rezulton që njëra nga makinat e dyshuara ka dalë nga Qafa e Morinës dhe ka hyrë në Gjakovë dhe është futur sërish në Golaj dhe ka marrë pjestarin tjetër të grupit që ka d jegur Ford Fiesta. Dogana është shumë afër aty. Nëse shikoni, në automjetin e parë që nukë shtë fiksuar në skenën e kr imit nga dëshmitarët. Autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Guximit, sepse ai nuk mbrohej dhe lokali qendronte hapur deri pas mesnate“, vijoi gazetari. Guxim Gjyriçi u v ra duke gdhirë data 6 janar. Ai është vëllai i Agron Gjyriçit, një shok i ngushtë i Fatmir Haklajt duke patur edhe detyrë të rendësishme gjatë kohës kur komisariati i Bajram Currit drejtohej nga ai. Ka dyshime se vr asja e Guximit është një mesazh ndaj vëllait të tij.
