Pasi konfirmuan ndarjen, Mozzik dhe Loredana e kanë bërë të qartë se marrëdhëniet me njëri-tjetrin nuk janë aq të mira. Ndërkohë reperja me anë të një videoje në Instagram paralajmëron këngën e saj më të re “Kein Wort” me Juju, por mes komenteve nuk ka munguar një që i shkruan për Mozzikun. “Je e pasur por s’ke nder dhe besnikëri. Ndryshe Mozzik nuk do të linte. Janë ca gjëra që ti nuk mund t’i blesh me para”, shkruan komentuesi. Por Loredana nuk e ka lënë pa një përgjigje komentuesin duke ia kthyer: “Unë të blej dhe ty”, ja kthen reperja.

