Categories Lajme

Artan Hoxha rrëfen eksperiencat me femrat: Kur mendoj se dikush ma ka futur

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një rrëfim si kurrë më parë në emisionin e Olsi Bylykut “Roped with Olsi”.

Ai ka treguar se si u fut në gazetarinë investigative dhe deri te këshillat që ka marrë në fillim të kësaj rruge. Madje njëra prej tyre lidhet me femrat, ku një mik e kishte këshilluar Hoxhën të mos i afrohej pasi dikush mund t’ia kishte futur për të zbuluar informacione.

“Një nga miqtë kur kam nisur këtë profesion më ka dhënë dy këshilla. E para, mbaj gjithmonë gati në shtëpi ose me vete nëse ke mundësi një pal tuta sporti dhe një paruke. Gjithë idea ishte për maskim. Edhe e dyta nëse të afrohet dikush, pra një femër që nuk je ti duke e kërkuar po është ajo, dije që dikush ta ka futur. Edhe ka qenë një periudhë kohe andej viti 2009, 2010, 2011 kur ndodhën këto ngjarjet e 21 janarit, që unë edhe kur shikoja dikë që më shihte pak më ndryshe, ktheja kokën nga ana tjetër dhe mendoja kush mund të ma ketë sjellë mua këtë, kush është duke ma futur”.

Më tej, gazetari ka ndarë edhe disa raste kur ka investiguar ngjarje ku në qendër ishin femrat shqiptare.

“Ende nuk kemi një femër të kalibrit Griselda Blanco në Shqipëri, po kemi pasur shumë raste. Si ai i laboratorit në Fush Kuq, heroinës dhe kokainës, kimistja punonte edhe në Kosovë më duket ia vunë emrin Big Mama diçka e tillë. Ka pasur raste, mbaj mend kam ndjekur një histori në ’97, një vajzë diku 17 vjeç dhe shkoi vrau katër veta në Ersekë. Ajo është vrasja më e fortë në Ersekë, në qendër të qytetit”.l.k/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME