Categories Lajme

Artan Lame: Me rregjistrimin e tokave në Shqipëri dështuan 30 vjet edhe Banka Botërore edhe Qeveria, dhanë qindra milionë dollarë (E PLOTË)

Kreu i Agjencisë së Kadastres shtetërore Artan Lame nga Lushnja tha se ligji I ri i pronësisë 2020 që u miratua në parlament do ti japi fund procesit tranzitiv 30 vjecar me regjistrimin fillestar të tokës. Artan Lame i bëri komentet nga bashkia Lushnje ku shkoi për të informuar për këtë process, në një tur që ka nisur në disa rrethe të vendit, raporton newsbomb.al.

“Procesi i regjistrimit fillestar në Shqipëri është torturë që ka filluar në ’92 – ‘93. Dhe vitin tjetër kemi 30 vjetorin e fillimit të këtij procesi. Kaosi i legjislacionit, pra shumë ligje që binin në kundërshtim me njëri tjetrin e bllokuan si proces. ZRPP-të e dikurshme kanë gjynahet e veta të trashëguara, por edhe të kishte dashur, legjislacioni e ngatërronte më keq situatën” tha Lame për kaosin e shkaktuar me titujt e pronësisë.

“E gjithë kjo situatë, u shpupuris me ligjin 2020 që fshiu legjislacionin e vjetër dhe përcaktoi një procedurë që matjet në terren ti bënin bashkitë. Tani në Lushnje kemi shpalljen e rezultateve të punës. Kjo nuk është cudi sepse po bëhet në gjithë Shqipërinë, që nga Malësia e Madhe, Shkodër, Lezhe, Kukës, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korcë, në Lushnje dhe në Fier, pastaj në Vlorë, në bregdet, në Sarandë e Finiq. Pra po punohet nëpërmjet këtij procesi me marrëveshje me bashkitë dhe rifillimin e punës.

Pa mbyllur këtë proces është e  kotë të flitet për të tjerë. Regjistrimi fillestar të jep mundësinë për të dhënë certifikatën e tokës. Te të gjitha veprimet për tokën.

Afat për përfundimin e regjistrimit fillestar nuk mund të thuhen. Ka bashki që në vite janë harxhuar shifra kolosale nga qeveritë dhe është një nga proceset më të korruptara e të degraduara. Fakti që BB dhe BE kanë harxhuar shifra të paimagjinueshme qindra milionë dollarë dhe nuk e kanë mbyllur asnjëherë, tregon se cfarë harxhim kolosal ka pasur.

Ne jemi duke bërë projekt me BE, për të ngritur struktura brenda ASHK që ta bëjmë regjistrimin me forcat tona” tha Lame, raporton newsbomb.al.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME