Categories Kulture

Arti në zi, Shuhet aktori i mirënjohur Fuat Boçi

Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur Fuat Boçi. Aktori fierak i qindra roleve të njohura ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit. Boçi do të përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00. Rrugën e artit Boçi e nisi qysh në moshë të re dhe është një nga themeluesit e Estrades së Fierit.

Kush ishte Fuat Boçi:  Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë  dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier. Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një nder aktoret themelues të Estrades së Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.

Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Ai ka luajtur shume role edhe ne pjesë për femije, në teatrin e kukullave të qytetit. U be thuajse proverbial me Belulin te monologu “A doni me për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës. Boçi mbetet i dashur për publikun edhe në rolet e Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, dajua te “Shi ne plazh”, Sotiri tek komedia “Nje budalla e gjysëm”. Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME