Categories Kulture

Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 76-vjeçare valltari dhe koreografi i njohur, Besim Jazexhiu

Valltari i njohur shqiptar Besim Jazexhiu ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, në moshën 76-vjeçare. Lajmin e hidhur e bën të ditur TKOB, me anë të një postimi në Facebook.

POSTIMI:

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 76-vjeçare, të një nga figurave më të spikatura si valltar dhe drejtues i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, koreografit Besim Jazexhiu.

Zanafillën e parë në art, Jazexhiu e ka pasur në zhanrin e akrobacisë dhe është një ndër akrobatët e parë shqiptar. Në vitin 1959, u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1961 filloi punë si balerin profesionist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky ishte fillimi i karrierës së tij si balerin dhe valltar profesionist. Gjatë kësaj periudhe, krahas kërcimit në trupën e baletit ka realizuar personazhe në balete të ndryshme si “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Laurenca”, “Fadeta”, “Petja dhe Ujku” etj. Në vitet 1965-1968, kryen shërbimin ushtarak në Ansamblin e Ushtrisë si solist i parë i grupit të valleve dhe më pas, nga viti 1968 solist në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku krahas punës si solist, ka kryer edhe detyrën e koreografit dhe Drejtorit Artistik. Krahas interpretimeve me nivel, ku binte në sy individualiteti dhe vërtetësia, Besimi është dalluar dhe për përdorimin e lodrës gjatë valleve të ndryshme. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në Ansambël ka interpretuar valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ku ka shkuar ky ansambël si brenda vendit , ashtu edhe gjatë turneve jashtë shtetit. Anëtar i Këshillit Artistik, i komisioneve në katër festivale folklorike me detyrë koreograf edhe në disa komisione të Dekadave të Majit.

Gjatë karrierës së tij si koreograf, Besim Jazexhiu realizoi rreth 20 krijime, valle të ndryshme me AKKVP ashtu edhe me shumë grupe amatore të ndërmarrjeve të ndryshme, si valle me motive dibrane, “Valle me motive të Tiranës”, “Valle e Lezhës” “Valle e Leskovikut”, “Nusja e Fajes”, “ Valle me motive të Veriut”, “Kurrë se ulëm kokën”, “Motive kosovare”, “Sarajet e Ali Pashait”, “Valle arbëreshe” e shumë të tjera.

Ka një jetë të gjatë artistike 40 vjeçare që nga 1954 e deri në vitin 1997. Nuk ka qytet e fshat të Shqipërisë të pashkelur e pa dhënë koncerte të ndryshme duke përjetuar kënaqësinë e artistit. Pas viteve ’90, kontributi i tij shtrihet dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi si dhe zonat ku banojnë arbëreshët në Itali. Gjatë karrierës së tij artistike është nderuar me fletë nderi, medalje, çmime të para dhe Urdhrin “Naim Frashëri” klasit II”.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes e miqve të Artistit!

I paharruar kujtimi i mjeshtrit Besim Jazexhiu! U prehtë në paqe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME