Categories Lajme

Artisti Osman Mula i bashkohet protestës për çmimet: Kryeministri të dalë e të dëgjojë popullin

Artisti Osman Mula i është bashkuar protestës për rritjen e çmimeve. Ai ka thënë se ndjen keqardhje kur të rinjtë që protestojnë, shoqërohen me forcë në komisariat.

Mula ka kërkuar nga kryeministri që të dëgjojnë kërkesat e tyre dhe të merren masa, njëjtë si në vendet e tjera të Ballkanit.

“Një pjesë e madhe e rinisë ka ikur. Këtë pjesën këtu, policia që dikur thoshte është me ne i merrte dje zvarrë e i dërgonte me furgona. Është krim t’i marrësh njerëzit që japin shpresën e nesërmes. Për ta që kanë shkruar Migjeni diku, e të arrestohen. Kjo është fytyra e një shteti mafioz, makabër, që ka dhunën. Kur pash mbrëmë një grua që foli disa herë, që tha që e kam 120 mijë pensionin dhe i vinin shumë lekë drita.

Nga e gjetët kaq shpejtë urrejtjet? I rritët kamatat tre erë mbrëmë. Ju jeni kompani që financoni në rast zgjedhjes, ndaj jeni trima. Prandaj jeni ju dritat e së ardhmes, ju jeni shpresë e dritë që i jepni me kuptuar popullit që ne jemi ata që kemi hedhur Enverin. Ndaje mendjen, si i bën karshillëk popullit tënd? Ata s’kanë lekë për drita, e ju bëni karshillëk e ikën në Dubai.

Pse nuk ulesh me fol, pse nuk e bën si të gjithë kryeministrat e Ballkanit. Greku u ul e tha se nëse ne do të rrisim karburantin tejet normës që kemi ne si shtet do të ketë procedim. Këtë po bëjnë të gjitha shtetet. Si thotë ministrja Balluku ikni në këmbë? Njerëzit kanë halle.

Pse nuk ulesh me biseduar, je kryeministër i të gjithëve. Ulu, bëj diktat dhe thuaj se kështu duket. S’e ke bërë asnjëherë. Ne nuk kemi më besim tek ti. Fëmijët tanë lajnë pjatat? Jam artist i popullit e marr 300 mijë pension, nuk më del, t’ju vij turp. Ju marrsha të keqen trima, ky vend ka nevojë për burra. Nëse merrni një të ri, më merrni mua më mirë. As ua kam frikën hiç, s’ua kam pasur. Do të hy fukara në vorr, por do të hy si burrat. Ju mallkoftë Zoti ju Mallkoftë. Zot i madh, ruaje këtë vend shqiponjash”, tha Mula.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen shtëpinë në bazë përpunimi droge, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzoi babanë për përdhunim, 15-vjeçarja rezulton e virgjër! Avokati: Ja pse gënjeu

Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja, e cila më parë kallëzoi babanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në një tokë djerrë, plagosen burrë e grua

Një aksident është regjistruar dje në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një automjet tip “Volkswagen” ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furtunë në Elbasan, breshëri dëmton disa automjete

Elbasani është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autoriteti Kombetar i Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve mes drejtuesve të katër Drejtorive Rajonale takim në Qytetin e Vlorës

“Kush janë problematikat që hasim çdo ditë në terren dhe zgjidhja e tyre”, ishte tema…

LEXO ME SHUME