Categories Lajme

Protestuesit nuk tërhiqen pas fjalës së kryeministrit, bllokohet Unaza e Vogël

Është përshkallëzuar protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Qytetarët e mbledhur përballë kryeministrisë janë shpërndarë në arteriet kyçe të kryeqytetit, ku fillimisht kanë bllokuar Unazën e Vogël në të dyja krahët. Mësohet se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore për në kryeqytet.

Duket se protestuesit nuk janë bindur nga fjala e kryeministrit Rama, i cili deklaroi se duke filluar nga nesër shteti do të ndërhyjë tek kompanitë e tregtimit të naftës në vend, për të caktuar një marzh shumë të vogël fitimi, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të mbrohen konsumatorët.

Një pjesë e protestuesve kanë shkuar gjithashtu përballë ambienteve të drejtorisë së policisë, për të protestuar në lidhje me shoqërimet e protestuesve të bëra ditën e djeshme.

Drejtuesit e mjeteve duket se kanë rënë dakord me protestuesit duke fikur makinat dhe duke u bërë pjesë e protestës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME