Categories Showbiz

Artistja shqiptare e vetullave të yjeve të Hollywood-it tregon si lindi pasioni i saj

Artistja shqiptare e vetullave të yjeve të Hollywood-it, Sania Vucetaj ishte në një lidhje Skype për programin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan. Ajo ka lindur dhe është rritur në SHBA, por nuk e ka harruar kurrsesi gjuhën shqipe. Vucetaj rrëfeu si lindi pasioni i saj për t’u kujdesur për vetullat dhe si arriti të kishte sukses në tregun ndërkombëtar. Ajo ka në New York një sallon ku heqin vetullat personazhet e njohur Vip, si Rihanna, Sarah Jessica Parker, Camilla Cabello. Ka gjithashtu dhe një linjë me produkte vetëm për vetullat, e cila po rezulton mjaft e suksesshme.

Sania Vucetaj: Kur kam qenë fëmijë jam rrëzuar dhe më ka lënë një shenjë në vetull, ma ka ndarë vetullën dhe gjithmonë e kam patur merak. Nuk doja të dilja ne foto, motrat e mija qeshnin me mua. Kur isha 21 vjeç mora një laps, filova ta mbush dhe doja ta shikoja si do dilte. I thashë burrit dua të hap një sallon si mendon. Ai tha si të duash. Kur kam hyrë unë, tërë amerikanët i kanë patur vetullat e holla. Edhe unë nisa dhe ju thoja s’bën të holla, ne e kemi traditë të jenë të trasha, të bukura, se ashtu duken më bukur të trasha. Filluan gazetarët dhe thoshin pse të trasha, si, pse? Fillova t’i mësoj. Pastaj filluan edhe artistët.

Orinda Huta: Si ndihesh për këtë arritje tënden?

Sania Vucetaj: Ndihem shumë mirë. Nuk më ka besuar askush. Kur fillova me vetullat, edhe mësueset në shkollë më thoshin: Sanie ti nuk ke për të bërë kurrë jetë vetëm me vetulla. Thoja ti nuk mund të ndalesh, e di se është e nevojshme./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME