Categories Lajme

Media amerikane: Shtëpia e Bardhë hoqi udhëzimet e CDC-së

Sipas një korrespondence elektronike të siguruar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” vendimi për të mos zbatuar këshillat e hollësishme të ekspertëve kryesorë të vendit për rihapjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit, erdhi nga nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë. Kjo gjë duket së konfirmohet nga disa emaile të brendshme të qeverisë të siguruara nga agjencia. Ato tregojnë gjithashtu se pasi AP raportoi të enjten se dokumenti me udhëzime ishte bllokuar, administrata Trump kishte urdhëruar që pjesë kryesore të tij të rishqyrtoheshin me shpejtësi për miratim.

Emailet tregojnë se ekspertët më të lartë të vendit në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin shpenzuar disa javë duke punuar për përgatitjen e këtyre udhëzimeve me qëllimin për të ndihmuar vendin që të përmballojë emergjencën shëndetësore publike, por puna e tyre u hodh poshtë nga të emëruarit politikë, me pa shpjegime siç raporton AP. Dokumenti, i titulluar “Udhëzimet për zbatimin e kornizës së rihapjes së Amerikës” u hartua për të ndihmuar udhëheqësit e besimeve fetare, pronarët e bizneseve, arsimtarët dhe zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në vendimet e tyre për të rihapur vendin.

Ai përfshinte detaje të hollësishme shoqëruar me grafikë që synonin të ndihmonin udhëheqësit lokalë në vendimet e tyre të vështira për të rihapur ose jo komunitetet e tyre. Të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se dokumentet nuk ishin aprovuar nga drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield, por emailet tregojnë të kundërtën. Udhëzimet e reja, një përzierje e këshillave të lëshuara tashmë së bashku me informacione më të reja, ishte miratuar dhe reklamuar nga nivelet më të larta, përfshirë zotin Redfield. Përkundër kësaj, administrata e vendosi qe ato te mos zbatohen, duke vendosur ta arkivojë dokumentin më 30 prill./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME