Categories Lajme

“As Amerika nuk e injoron”/ Kërc ënimet nga Irani, flet ish ministri i mbrojtjes: Duhet të jemi të përgatitur

Ditën e sotme ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu organizoi një tryezë ku ishte i pranishëm edhe gjenerali i NATO-s, Michael Barbero, për të diskutuar për pasojat e kon fliktit Iran-SHBA. Duke u bazuar në deklaratën e Barbero, i cili tha se “çdo mik i SHBA-ve, konsiderohet si një shënjestër e Iranit”, Mediu u shpreh në studion e “ABC News” se Shqipëria duhet të jetë e përgatitur. “Gjithë kjo që ndodh në Amerikë tregon funksionimin e një shteti. Edhe në Shqipëri ka nëvojë për ndërveprim institucional. Ne kemi një prezencë të madhe të rezistencës iraniane në Shqipëri dhe kjo është parë gjithnjë si rr ezik nga Irani. Për këtë arsye është përzënë edhe ambasadori, pra do të thotë që kemi qenë tagër edhe më përpara”, tha Mediu. I pyetur nga gazetari nëse e lidhte me Shqiperinë deklaratën e tij udhëheqësi suprem i Iranit, kreu i republikanëve e aprovoi një gjë të tillë.

“Absolutisht, tha një vend i vogël. Ne nuk jemi si Amerika, por nuk do të thotë që nuk mund t’i kemi strukturat formale. Ne nuk jemi në NATO se duhet të na mbrojë, ne duhet të ndërtojmë një strukturë ndërvepruese që të paktën të mimizojmë efektet e një go ditje të mundshme. Këtu nuk duhet të ndahemi, por duhet të jemi në një zë. Ka ardhur koha që duhet ti mendojmë disa gjëra seriozisht. E dëgjova kryeministrin që tha ne na mbron NATO. Ne nuk mund të mendojmë këtë, që nuk na su lmojnë se jemi në NATO”, tha ai, teksa shtoi se as SHBA nuk e ka luksin të injorojë një deklaratë të tillë nga Ali Khmanei. “As Amerika nuk e ka luksin për të injoruar një veprim të tillë. E para shërbimet tona duhet të bëjnë një analizë të thellë. Ka disa verpime që kryhen. Ne duhet të jemi të përgatitur. Çështja është e analizës së këtij informacioni. Djalli fshihet në detaje. Duhet t’i vlerësojnë informacionet që vijnë”, deklaroi Mediu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME