Categories Lajme

‘As edhe një dasëm, as një fejesë, as edhe një lindje…’ Leskoviku braktiset nga banorët (Video))

Fenomeni i braktisjes së qyteteve në Shqipëri, kryesisht nga të rinjtë, duket se në Leskovik ndihet së tepërmi. Në rrugë të boshatisura, sheh vetëm të moshuar, të brengosur që fëmijët u janë larguar, por edhe të trishtuar kur tregojnë si është Leskoviku sot.

Mungesa e investimeve, infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe papunësia  janë disa nga arsyet që i çon të rinjtë drejt emigrimit. Leskoviku e fshati Preshtan i Vogël në Fier nga dita në ditë po braktisen nga të rinjtë. Sipas banorëve të paktë që kanë ngelur, pamundësia ekonomike dhe mungesa e një pune, ka bërë që ata të largohen.  “Punë nuk ka edhe njerëzit ikin. Që në kohët e lashta, Leskoviku ka qenë nyja kryesore për tregti, për kulturë, për të tëra. U braktis sepse nuk ka aktivitete dhe nuk ka punë”,  është shprehur një banor. “Na vjen keq sa nuk ka më. Por çfarë të bëjmë. Këto janë kushtet, nuk mund të rrojmë. Shiko këtu vetëm pleq kanë ngelur. Ku i kam fëmijët. Asnjë nuk ka më”, ka thënë një tjetër banor.

Në Leskovik ata pak banorë të moshuar që kanë mbetur, tregojnë se shteti i ka harruar, gjë e cila ka bërë që gjallëria të shterojë. “Këtu kërcenim e këndonim. Mbushej kjo mëhalla plot. As edhe një dasëm, as një fejesë, as edhe një lindje nuk bëhet. Kemi 6-7 vjet, këto janë mbyllur”, ka thënë një e moshuar.

Duke pranuar ‘trendin’ e largimit të të rinjëve, kryetari i bashkisë se Kolonjës, Erjon Isai është shprehur se bashkia ka menduar dhe futur ne planet e strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit, politika të nxitjes së kthimit të të rinjve. Në qytet për fat të mirë resurset, potencialet dhe vlerat janë të mëdha dhe duhet të vlerësohen e të vihen në punë. “Ne si bashki kemi menduar dhe futur në planet tona të strategjisë 3-vjecare të zhvillimit,  politika të nxitjes së kthimit apo të jetesës në bashkinë tonë”,është shprehur Erjon Isai, Kryebashkiak i Kolonjës

Në fshatin Peshtan i Vogël në Fier, shumica e banesave në këtë fshat janë të kyçura me dry, të nxjerra në shitje ose thjesht të rrënuara nga vitet. Sipas banorëve, arsyeja e braktisjes është papunësia, ndërsa të vetmet të ardhurat që ata sigurojnë, janë nga shitja e bulmetit që nxjerrin nga disa bageti, të cilat janë të pamjaftueshme për të mbajtur familjen.

“Në fshatin tonë kanë ngelur vetëm 10 familje. Këtu nuk ka as dyqan, as një kopësht as një çerdhe. Kanë ikur sepse nuk ka  punë , nuk ka të ardhura”, ka thënë një banore e Peshtanit. “Të kthejë sytë shteti edhe nga fshatrat. Ja do të ikë brezi jonë dhe këtu s’ka më. Tokat kanë ngelur shkretë”, është shprehur një banor. Banorët i bëjnë apel shtetit që t’ju sigurojë një punë,  pasi në të kundërt edhe ata do të detyrohen e do të ikin nga vendi i tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME