Categories Politike

Zgjedhja e delegatëve të Kongresit/ Leli fton anëtarët e PS-së të shprehin vullnetin përmes votës

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ftoi sot anëtarët e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve për delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në një prononcim për mediet, Leli tha se “erdha për të votuar bashkë me djalin tim, Noelin, i cili është nga anëtarët më të rinj të PS-së dhe votues për herë të parë në zgjedhjet e fundit. Për mua është kënaqësi e veçantë që shpreh vullnetin tim për të zgjedhur delegatët e kongresit në mënyrë demokratike”. Kryebashkiaku Leli ftoi të gjithë socialistët të vijnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur delegatët e Kongresit të PS-së.

“Mendoj që pjesëmarrja e të gjithëve është një detyrë e rëndësishme e çdo socialisti, kudo ku ai jeton, të cilit do t’i duhen vetëm pak minuta për të ardhur dhe shprehur vullnetin e tij demokratik për zgjedhjen e kandidatëve që janë pjesë e kësaj liste që nesër do të jenë anëtarët e ardhshëm të kongresit socialist”-, theksoi Leli.

Kryetari Leli u shpreh se sot është një nga ditët e mëdha që PS iu ka dhënë mundësinë të gjithë anëtarësisë së saj për të zgjedhur përfaqësuesit në organin më të rëndësishëm vendimmarrës që është Kongresi i PS-së”. “Uroj që kjo ditë të jetë shembull pozitiv për zhvillimin e një procesi zgjedhor model”,- tha Leli.

Në të gjithë vendin po zhvillohen sot zgjedhjet për delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste, ku janë hapur 365 vendvotime. Nga zgjedhjet do dalin 706 delegatë të Kongresit të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjithë anëtarësia e PS-së./k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME