Categories Lajme

Asambleja e zgjeruar e PS në Vlorë, Rama: Aeroporti gati për vitin e ardhshëm, nëse vijon puna me këto ritme

Nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëse puna vijon me këto ritme punimet për ndërtimin e aeroportit në këtë qark do të përfundojmë brenda viti të ardhshëm.

“Përpara sesa të vijmë këtu mu dha mundësia të shikoja kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar. Është punë mbresëlënëse e bërë deri tani dhe padyshim që nëse gjithçka shkon sipas parashikimit dhe nëse ky ritëm i punimeve mbahet si tani ne do kemi punimet të përfunduara brenda vitit të ardhshëm dhe menjëherë do jemi  të gatshëm të hyjmë në fazën e certifikimit për të filluar testimet dhe për filluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do të jetë një aeroport që do operohet nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut.

Përveç planit të punës të bërë përpara nisjes së punimeve tanimë kemi edhe dy mundësi të reja shumë të mira që do të jenë një vlerë e shtuar për aeroportin e ri ndërkombëtar. Nga njëra anë kompania është në prag të firmosjes së marrëveshjes për mirëmbajtjen e avionëve me një kompani ndërkombëtare. Kështu do krijojmë një sektor krejt të ri të aviacionit civil në Shqipëri për mirëmbajtjen e avionëve.”

Ndërkaq Rama foli edhe për ndërtimin e një akademie që do të trajnojë të gjithë punonjësit e fushës së aviacionit.

“Ndërkohë prej  viti Shqipëria është në vendin e parë në klasifikimin e aviacionit aivil Europian për rritjen e numrit të pasagjerëve agjencia europiane ka vendosur që në Shqipëri të hapet akademia për kontrollorët ajrorë që është një tjetër sektor i ri që krijohet në Shqipëri. Kjo do jetë një akademi ndërkombëtare. Mendimi ynë është që këtë akademi ta hapim në Vlorë pranë aeroportit”, tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME