Categories Kulture

“Korifejtë”, një ftesë e gjithëkohshme për ankorim tek polifonia

Aleksandër Çipa-

“Korifejtë” është botimi më i ri që zë vend bashkë me paralajmërimin vijues
për vëllim të dytë, prej autorit Sejmen Gjokoli. Eshtë një enciklopedi profili.
Si e tillë, ajo mbart njëherësh një veçanti: ze vend në një mungesë të
hershme dhe të tashme, në bibliografinë e folkloristikës shqiptare.
Metodologjikisht kjo enciklopedi profili është sjellë prej autorit përmes një
përgatitjete dhe përzgjedhjeje të verifikuar dhe testuar në kohësi prej një
audience specifike, sikundër është ajo e polifoni-këndimit dhe e këngë e
valle-dashjes shqiptare.
Artistët e sjellë në këtë vëllim, njihen si personazhe reflektuese në jetën
etnokulturore të vendit. Janë personalitete me provën e fituar të vlerës dhe
jetëgjatësisë interpretuese e krijuese në polifoninë shqiptare. Ata kanë
lënë në kujtesën masive të opinionit publik gjithëshqiptar dhe veçanërisht
atij të viseve labërore, jo vetëm thjesht disa kulme interpretimi apo suksesi
nëpër skena, festivale apo ngjarje kulturore kombëtare, por kanë krijuar
një histori të prekshme shkëlqimi dhe emocionimi. Konributi I tyre reflekton
vijueshëm edhe pas mosqenies fizike në jetë, ndiesi të fuqishme njerëzore.
Ende vijon të rrezëllojë nëpër dekada dhe breza të shoqërisë shqiptare dhe
me shkëlqimin dhe nxehtësinë e saj vlerore dhe kuptimore, shërben si një
referencë e tejshqueshme e identifikimit dhe krenimit kulturor shqiptar. Këta
artistë të kombit, kanë lënë në formën e imazhit, të zërave dhe tingujve, të
koreografisë dhe sidomos etnografisë perceptime të gjalla dhe unike për
zanafillën tonë arbërore dhe pasurinë tonë etnokulturore.
Prej këtij motivi dhe nën shtytymin e fisëm të këtij “fakti kokëfortë”, kuruesi
i zellshëm i grupeve dhe festivaleve të sotme, krijuesi dhe menaxhuesi në
aktivizëm të shqueshëm Sejmen Gjokoli, është nisur në përgatitjen e këtij

vëllimi të parë të kësaj enciklopedie. Pa droje ky botim mund të përcaktohet
edhe si një antologji e korifejve të interpretimit të polifonisë shqiptare. Në
syrin e studiuesve apo punëtorëve rigorozë të folkloristikës, kjo mund të
shihet si punë e lehtësishme, pasi për këta emra, të cilëve autori u
rindërton tekstualisht portretet për kontributin, krijimtarinë, tipologjitë dhe
spikatjet individuale, më herët është shkruajtur e flitet nëpër mediumet tona
dhe sidomos hapësirat kulturologjike të hapësirës shqiptare. Mirëpo, pasi e
ke kaluar me lexim krejt lëndën e këtij libri, vëren se kemi të bëjmë me një
tëharje dhe selektim portret-qëndisjeje për seicilin me dashuri dhe aftësi
karakterizuese. Autori në asnjë prej teksteve të enciklopedisë për 45
protagonistë apo korifej realë të këngës dhe valles labe, nuk ka mbetur në
rutinën vizatuese apo ilustruese. Kujdesshëm ia ka dalë që për artistët e
grupeve të famshme me delikatesë dhe sqimë vlerësimi, të evidentojë
tipologjitë, karakteristikat e interpretimeve dhe të sukseseve, të
marrëëdhënies së tyre me grupet dhe trupat folklorike, por edhe me
kontekstin kohor dhe atë të mjediseve interpretuese ku janë sjellë
kryevepra, visare, perla dhe materiale të tjera unike prej tyre. Janë figura
që u rritën në kohë të ndryshme falë një pune vetiake dhe talenti, në
vështirësi dhe mungesa të shumta institucionale dhe shoqërore.
Janë 45 korifej të cilat në harkun kohor të mbi 70 viteve shkëlqyen me
prurjet e tyre, duke na lënë një fond dhe repertor unik për trashëgiminë
tonë etnokulturore në fushën e interpretimit, në atë të tekstologjisë poetike,
në atë të muzikës dhe koreografisë popullore si dhe në raportet me
autenticitetin e zbuluar në paraardhje të tyre dhe sidomos, tashmë në këtë
kohë pasuese. Këtë element me kujdesin e vet hulumtues dhe njohës
autori i enciklopedisë, (në vëllimin e parë të saj) e potencon jo si qëllim në
vetvete, por të ilustrueshëm konkretisht në portretet e seicilit prej korifejve.
Duke kaluar nga teksti në tekst, për seicilin prej korifejve, ndien shijen e
eseve dhe portreteve publicistike që ndërthuren me zhbirimet studimore të
një kërkuesi kulturolog. Kjo lëndë e teksteve të tij tek “Korifejtë” të sjell
pikërisht tek e thëna e Tagorës kur flet për ndjenjën që të mishërohet prej
artit të cilën ai e sheh si përkatësi. “Të banosh në këtë ndjenjë të
përkatësisë në ndërlidhjen e gjërave, është gjëja më afërt që vetja jonë e
vdekshme mund të arrijë me një përvojë të pavdekësisë”.

Tek enciklopedia “Korifejtë” 1 e Sejmen Gjokolit, fiton pikërisht edhe
ndjenjën, edhe njohjen, për një hise të madhe e të vyer njerëzore si
përkatësi. Eshtë fjala për një përkatësi që e fiton si i vdekshëm në raport
me një trashëgimi të pavdekshme që na kanë lënë edhe ata që janë ende,
(dhe qofshin jetëgjatë!), edhe ata që kanë ikur në amëshim. Madje këta të
fundit në këtë botim, ripërmenden e sillen si personazhet e përvojës së
pavdekësisë.(!)
Një botim i tillë, në këtë kohë shpërqëndrimesh të mëdha demografike dhe
sidomos kulturore, mbart vlerën dhe forcën e një shenje prej fari, ndaj
kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare dhe dëshriës së brezave apo
edhe kujtdo nëpër botë, për t’iu afruar “ankorimit” tek stereja jonë kulturore.
“Korifejtë” është libri enciklopedik që kryevendoset tek bibliografia për
polifoninë shqiptare, për këtë pasuri shkëlqimtare të autenticitetit tonë
etnokulturor e çertifikuar tashmë edhe si pasuri për rruzullin.
Sikundër ndodh rëndom ndër njerëzi, që pasuritë lakmohen dhe
dëshirohen prej shumëkujt e në veçanti edhe prej fqinjëve, një botim i tillë, i
mbështetur prej Këshillit të Qarkut Vlorë, e përfshin edhe vlerën e një
qasjeje institucionale.
“Shteti kulturor”, i munguar si koncept për shoqërinë tonë të vogël, (për
arsye të mos sendërtimit të rigorozitetit institucional dhe mbrojtjes së
aseteve unike të kulturës dhe trashëgimisë sonë me programe “fortifikime”
jetëgjata), duhet të vihet në lëvizje përderisa vërehet që Greqia fqinje, gjatë
dekadës së fundit për atë që ajo e emërton “polifonia epirote”, jo vetëm që
ka shtuar numerikisht festivalet për polifoninë, por ka paracaktuar
financime shtesë dhe donacione inkurajuese. Ka disa vite që vendi fqinj
pranon jo thjesht si pjesëmarrës apo të ftuar, por si konkurentë etnikë,
artistë e polifonë të Shqipërisë, për interpretime polifonike në greqisht. Një
traditë e munguar kjo më herët! Madje jo shumë larg në kohë, por edhe
para 25 vitesh.
Botime dhe mbështetje të tilla, si në rastin e enciklopedisë “Korifejtë”,
tashmë duhen bashkëshoqëruar edhe me sete të qarkullimit online për të
qenë në marrëdhënie leximi dhe njohjeje, pse jo edhe dëgjimi, bashkë me
veprat dhe interpretimet e korifejve të polifonisë shqiptare. Sepse sikundër
e thotë një autore:” Marrëdhënia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Histori shqiptarësh me famë në historinë mbarë europiane

Nga Ndriçim Kulla Një komb që të ketë tagër për pavarësi politike, s’mjafton që të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Sot 10 vite pa Vaçe Zelën, e bija: Pa ty bota është më e varfër

Vaçe Zela ndërron jetë 10 vite më parë, në moshën 75-vjeçare ndërsa njihej ndryshe si…

LEXO ME SHUME