Categories Kulture

Edicioni i Parë i Festivalit Folklorik të Selenicës, me bazë trashëgiminë tonë kulturore shpirtërore

Në Selenicë “FESTIVALI I PARË FOLKLORIK I ZONËS”

Është zhvilluar sot në Selenicë Festivali i Parë Folklorik i zonës me pjesëmarrjen e grupeve polifonike nga i tërë territori që ka në juridiksion kjo njësi vendore.

Në vazhdim të përmbushjes së angazhimeve dhe vizionit për ti dhënë komunitetit të bashkisë një dimension të ri kulturor nisi kështu edicioni i parë i një aktiviteti me bazë trashëgiminë tonë kulturore shpirtërore si shenjë për tu kthyer në një event periodik të përvitshëm.

U mblodhën bashkë dhjetë grupe polifonike nga Sevasteri, Vajza, Velça, Gjormi, Kota, Drashovica, Armeni, Lubonja, Koculi e Romësi dhe që të gjithë së bashku i dhanë udhë edicionit të parë të festivalit.

I mbajtur në vigjilje të Festave të mëdha të Nëntorit, 111 vjetorit të Pavarësisë dhe 79 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, ky aktivitet u shndrua edhe në një manifestim të madh folklori, jo vetëm nga kënga labe por edhe kostumet plot ngjyra e ornamente të lloj-llojshme.

Festivali u bë i mundur edhe falë bashkëpunimit e kontributit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Vlorës, institucion që ka kohë që po kontribuon në realizimin e disa aktiviteteve të bukura në fushën e trashëgimisë kulturore për zonën me jo pak resurse në trashëgiminë shpirtërore e materiale.

Duke deklaruar të hapur festivalin, veç të tjerash deklarova vazhdimësinë e këtij aktiviteti duke e kthyer atë në një axhendë të përvitshme të bashkisë, krahas aktiviteteve të tjera me karakter kulturor e turistik.

Në festival mori pjesë e performoi edhe një ansambël nga qyteti Inegol i Turqisë të cilët u pritën me ovacione e duartoitje nga të pranishmit e shumtë të cilët ndoqën festivalin

Në festival morën pjesë e përshëndetën edhe deputeti i zonës Z. Vullnet Sinaj si dhe deputetja Teuta Rama si dhe Prefekti i Vlorës , Z. Flamur Mamaj.

Edicioni i Parë i Festivalit Folklorik të Selenicës, veç të tjerash, u konceptua edhe si një aktivitet me vlera të mëdha trashëgimie po edhe festive që kjo bashki organizoi në kuadër të 111 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare dhe 79 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Histori shqiptarësh me famë në historinë mbarë europiane

Nga Ndriçim Kulla Një komb që të ketë tagër për pavarësi politike, s’mjafton që të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Sot 10 vite pa Vaçe Zelën, e bija: Pa ty bota është më e varfër

Vaçe Zela ndërron jetë 10 vite më parë, në moshën 75-vjeçare ndërsa njihej ndryshe si…

LEXO ME SHUME