Categories Sport

Asist dhe gol në Holandë, Armando Broja protagonist te Vitesse

Armando Broja rikthehet te goli në kampionatin holandez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka realizuar golin e tretë të Vitesses, që po fiton 1-3 në fushën Emmen.

Miqtë mbyllën në avantazh të dyfishtë, me 19-vjeçarin që dhuroi asistin e golit të parë. Broja ia doli të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 49-të. Sulmuesi i talentuar nga Malësia e Madhe, mori një asist nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin vendas me një diagonale të saktë.

Ky është goli i pestë në Eredivisie për shtatlartin shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea. Broja është huazuar këtë sezon te Vitesse, që po bën një kampionat super, duke u renditur në vend të parë bashkë me Ajax.

https://streamable.com/pq9jza

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME