Categories Lajme

Asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj që u aksidentua me makinë, vijojnë kërkimet

Vijon për të dytën ditë radhazi operacioni i gjerë i kërkimit për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është zhdukur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë Urës së “Halilit”, në rrugën që lidh fshatin Fullqet.

Karaj ndodhej si pasagjer në një automjet tip “Audi” me targa angleze, që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha. Rreth orës 01:30, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e njohur si zalli i Darsit, pranë shtratit të lumit Mat.

Në operacionin e sotëm të kërkimit janë angazhuar rreth 300 persona. Mes tyre janë 20 efektivë të Forcave të Armatosura me 4 mjete, 6 forca operacionale, 4 punonjës të Policisë Ushtarake, rreth 100 punonjës bashkiakë, si dhe afro 150 vullnetarë nga Bashkia Klos, shërbimi zjarrfikës i bashkisë Mat dhe banorë të zonës.

Kërkimet janë përqendruar nga grykëderdhja e lumit Mat në liqenin e Ulzës dhe përgjatë shtratit të lumit, në drejtim të Klosit, duke shfrytëzuar terrenin dhe zonat ku dyshohet se mund të ketë përfunduar trupi i 30-vjeçarit.

Drejtuesi i mjetit, Andi Losha, ka arritur të dalë i gjallë nga uji pas aksidentit, ndërsa për fatin e Jurgen Karajt ende nuk ka asnjë informacion zyrtar. Autoritetet po vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e tij.

Ndërkohë, 24-vjeçari ndodhet në arrest, i akuzuar për largim nga vendi i ngjarjes, mosdhënie ndihme ndaj pasagjerit dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME