Categories Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, sa raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekej ndërsa janë regjistruar 70 qytetarë.

Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,147 testime, 70 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 140 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 70 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 11 në Sarandë, 4 në Elbasan, 3 Gjirokastër, 2 në Pukë, Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë, Delvinë, Kuçovë, 1 në Shkodër, Lezhë, Kukës, Kruje, Kavajë, Patos, Divjakë, Libohovë, Gramsh.

Janë 434 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME