Categories Lajme

U ndalua për ta kontrolluar, djali shqiptar tërheq zvarrë me makinë policin italian

Eshtë arrestuar sot  Një 33-vjeçar shqiptar  nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se para ndalimit, i riu ka marrë zvarrë me makinë njërin prej policëve. Ngjarja ka ndodhur në Palazzolo, ku policia pikasi 33-vjeçarin shqiptar në momentin kur u fut në makinën e një 29-vjeçari. Më pas policët vunë re se 33-vjeçari mori një kuti nga sedilja e pasme dhe në këtë moment karabinierët vendosën të ndërhynin duke i ndaluar.

Por drejtuesi i mjetit doli jashtë dhe tentoi të largohej, ndërkohë që shqiptari mori timonin dhe tentoi edhe ai të arratisej. Ndonëse eci për disa metra, 33-vjeçari nuk ia doli të realizonte planin e arratisjes. Teksa u largua me makinë, shqiptari ka marrë zvarrë njërin prej policëve i cili u përplas në asfalt. Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi 29-vjeçari ka goditur me shkelm në shpatull policin e rrëzuar. Dy të rinjtë u neutralizuan vetëm pasi mbërritën forca policore të tjera. Pasi u ndaluan nga policia, oficerët kontrolluan shtëpinë e shqiptarit dhe 29 vjeçarit në San Martino në kufirin me Varedon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME