Categories Lajme

VIDEO\ Aksidentohen pulat me grip në Durrës, mbetjet përfundojnë në rrugë

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në kryqëzimin e Fllakës, në Durrës.

Një kamionçinë që po transportonte të brendshme pulash është përplasur me një automjet ditën e djeshme dhe si pasojë një sasi e konsiderueshme e mbetjeve është derdhur në rrugë.

Ndërkohë akoma nuk dihet origjina e mbetjeve dhe as destinacioni i tyre, por dyshohen se janë me grip dhe po tentohej të asgjësoheshin.

Durrësi është një vatër e gripit të shpendëve dhe tre pularitë më të mëdha janë në karantinë prej më shumë se 2 javësh.

Ndërkohë qytetarët nga ana tjetër janë shprehur të shqetësuar pasi ekspozimi i të brendshmeve të pulave në temperaturat e larta në një rrugë tejet të frekuentuar dhe në një kohë kur gripi i shpendëve është prezent mund të bëhet burim infeksioni.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 24 orë, institucionet shtetërore nuk kanë marrë masa për të larguar mbetjet nga rruga për të shmangur infeksionet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME