Categories Lajme

Asnjë pelegrin nuk është infektuar me covid gjatë haxhit

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhin e këtij viti nuk është infektuar me koronavirus deri më tani. Rituali mysliman, i cili filloi të martën dhe përfundon të dielën, zakonisht tubon mbi dy milion njerëz, por pas përhapjes së koronavirusit, autoritetet saudite u detyruan t’ua ndalojnë haxhillëkun shtetasve të huaj këtë vit.

Shteti i përzgjodhi 1,000 pelegrinë vendas dhe të huaj që banojnë në këtë vend mes moshave 20 dhe 50-vjeçare dhe vendosi karantinë dyjavore para haxhillëkut, i testoi ata, u mbajti trajnime për distancë sociale dhe e vëzhgoi gjendjen e tyre, tha Dr. Abdullah Assiri, ndihmës i zëvendësministrit të Shëndetësisë.Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e përgëzoi Arabinë Saudite të enjten për  hapat që i ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, duke i cilësuar ata si shfaqje e fuqishme e llojit të masave që shtetet mund dhe duhet t’i marrin për t’u përshtatur me normalen e re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME