Categories Lifestyle

Ata që mbajnë qen rrezikohen 24 për qind më pak nga vdek ja e hershme

A keni nevojë për një arsye të fortë për ta blerë një qen? Si mendoni, nëse ju themi që mbajtja e qenit jua ul rrezikun nga vdekja e hershme? “Sipas analizës tonë, mbajtja e qenit ofron mbrojtje nga vdekja për çfarëdo arsye”, tha Dr.Caroline Kramer, endokrinologe dhe autore kryesore e studimit të ri, i cili ka përfshirë të dhëna dhe hulumtime të gati 70 vjetëve.

Shqyrtimi i përfitimeve shëndetësore nga mbajtja e qenit përfshiu rreth katër milionë njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Skandinavia, Zelanda e Re, Australia dhe Britania e Madhe. “Mbajtja e qenit është e lidhur me zvogëlim prej 24 për qind të të gjitha shkaqeve të vdekjes”, tha Kramer, profesoreshë e endokrinologjisë dhe metabolizmit në Universitetin e Torontos.

Si duket, mbajtja e qenit është edhe më e dobishme për personat që kanë pësuar sulm në zemër. Sipas këtij studimi, ata që mbajnë qen dhe që kanë pësuar sulm janë 31 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja prej sëmundjeve kardiovaskulare. Ndryshe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sulmi në zemër është shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global, shkruan “CNN.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME