Categories Lifestyle

Ata që pinë çaj rregullisht, kanë tru më të shëndetshëm

Pirësit e rregullt të çajit, kanë sferë më të shëndetshme të trurit krahasuar me ata që nuk e pinë. “Rezultatet tona ofrojnë provat e para të kontributit pozitiv të pirjes së çajit në strukturën e trurit, dhe sugjerojnë që pirja e çajit rregullisht ka një efekt mbrojtës kundër rënies së performancës në tru të lidhur me moshën,” shpjegon Feng Lei, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit. Studimet e kaluara kanë demonstruar se marrja e çajit është e dobishme për shëndetin e njeriut, dhe efektet pozitive përfshijnë përmirësimin e humorit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Në fakt, rezultatet e një studimi të vitit 2017 që drejtoi Feng treguan se konsumimi ditor i çajit mund të zvogëlojë rrezikun e rënies njohëse te personat e moshuar me 50%.Pas këtij zbulimi, Feng dhe ekipi i tij hulumtuan më tej efektin e drejtpërdrejtë të çajit në tru. Ekipi i studimit rekrutoi 36 të rritur të moshës 60 vjeç e lart, dhe mblodhi të dhëna për shëndetin, stilin e jetës dhe mirëqenien e tyre psikologjike.

Pjesëmarrësit e moshuar gjithashtu duhej t’i nënshtroheshin testeve neuropsikologjike dhe imazhit të rezonancës magnetike (MRI). Studiuesit kryen studimin nga 2015 deri në 2018. Pas analizimit të rezultateve kognitive të pjesëmarrësve dhe imazheve, ekipi i hulumtimit zbuloi se individë që konsumonin ose çaj jeshil ose çaj të zi të paktën katër herë në javë për rreth 25 vjet kishin zona të trurit që ishin në një mënyrë më efikase.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME