Categories Lajme

Atentat me dron në rezidencën kryeministrit

Gjashtë persona janë plagosur gjatë atentatit me dron me eksploziv ndaj kryeministrit të Irakut Mustafa al-Kadhimi në rezidencë. Tentativa në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte e qëllimshme jo vetëm për të ngritur alarm por për një vrasje të mirë llogaritur. Sipas njoftimeve nga mediat e huaja kryeministri dhe të lënduarit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Al- Kadhimi ndodhet në pushtet që prej majit të vitit të kaluar dhe më parë ka shërbyer si shef i inteligjencës së Irakut.

Sidoqoftë, përpos një postimi zyrtar të kryeministrit në rrjetin social Tëitter ku fton qytetarët të ruajnë qetësinë për hir të Irakut, nuk kishte një reagim apo një hetim të menjëhershëm të autoriteteve duke patur parasysh zonën e mbipopulluar ku u bë sulmi. Sulmet vijnë pas disa protestave të njëpasnjëshme kundrejt lëvizjes së kryeministrit, demostrata të cilat janë kryer pranë ‘Zonës së Gjelbër’. Protestuesit kanë qenë kundër rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, për të cilat ata akuzuan se kishte parregullsi në votime. Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë.

“Unë kam qenë dhe jam ende një projekt shpengimi për Irakun dhe popullin e Irakut. Raketat e tradhtisë nuk do t’i dekurajojnë besimtarët dhe nuk do të lëkundet asnjë fije floku në qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen e forcave tona heroike të sigurisë për të ruajtur sigurinë e popullit, për të arritur të drejtën dhe për të vendosur ligjin. Jam mirë, lavdërimi i qoftë Zotit, në mesin e popullit tim dhe bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut.”, shkruan al- Kadhimi SHBA dënoi sulmin, duke e quajtur atë një “akt terrorizmi “. “Jemi të lehtësuar kur mësuam se kryeministri ishte i padëmtuar. Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, kishte për qëllim zemrën e shtetit irakian, “tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price . “Ne jemi në kontakt të ngushtë me forcat irakiane të sigurisë që kanë për detyrë të mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Irakut dhe kemi ofruar ndihmën tonë ndërsa ata hetojnë këtë sulm,” shkruhet në postimin në Twitter të kryeministrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME