Categories Lajme

Atêntat ndaj kryeministrit, Shërbimet Sekrete të Greqisë ndërhyjnë në kohë

Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shmangur një atentat ndaj kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Vetëm pak muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës nga Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, Shërbimet Sekrete të Greqisë i kanë shpëtuar jetën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi kanë zbuluar një tentativë për ekzekutimin e tij.

Lajmin në fjale e ka bërë me dije gazeta Vradhini e së dielës e cila u referohet burimeve të saj në Ministrinë e Jashtme të lidhura ngushtë me Shërbimin Inteligjent të Greqisë. Sipas këtyre burimeve , pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua në 12 qershor në fshatin Psarades të Florinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Opozita e udhëhequr nga VMRO, me lider Kristian Mickovskin (i cili zëvendësoi Nikolla Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës i tij), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku tentativat për vrasje nuk ishin të panjohura.

Shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit dhe Athina menjëherë lajmëron shërbimet amerikane, të cilat i dinin reagimet, por nuk njihnin thellësinë e tyre.

Gjithashtu janë vënë re përpjekjet e organizatave të fuqishme të Maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë qe jo vetëm shprehnin zemërimin e tyre por edhe kanë financuar reagimet në Shkup, si dhe janë përpjekur të mos ratifikohet marrëveshja në parlament. Përpjekja dyshohet se u financua pikërisht nga këto organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose drejtues të medias.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaev është i pashmangshëm“, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike. Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzon Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka njoftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaev në detaje.

Sipas gazetës kanë qenë vetë agjentët amerikanë që kanë marrë në mbrojtje kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe u kanë dërguar mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata ” dinë gjithçka”. Dhe ne ato muaj Zoran Zaev kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan, ndaj dhe siç duket është hequr dorë nga tentativa për vrasje e planifikuar ndaj tij.

Padyshim sipas mediave greke ky zbulim jep vetëm majën e ajsbergut dhe ka ende shumë aspekte të çështjes. Lajmi në fjalë publikohet nga të gjitha mediat e Greqisë , pasi bëhet fjalë për një zhvillim që pasoi një prej marrëveshjeve më të rëndësishme në Ballkan në dekadat e fundit e cila u arrit me shumë përpjekje e diplomaci nga të dyja palët dhe pati e vazhdon të ketë reagime kundër dhe pro saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME