Categories Lajme

Atentat pronarit të lavazhit, jepet masa për tre autorët

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka lënë sot në burg 3 autorët e atentatit me armë që ndodhi 3-ditë më parë në një lavazh në qytetin e Beratit ku shënjestra ishte pronari i saj për shkak të një borxhi të papaguar.Tre autorët e këtij atentati me armë: at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu, përkatësisht 52 dhe 25-vjeç dhe Petrit Qypi, 66-vjeç, dolën pasditen e sotme përpara togave të zeza për tu njohur me masën e arrestit ndaj tyre.Ata mbërritën në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca gjyqësore filloi në orën 17:00 të pasdites së sotme. Prokurori Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tyre dhe ka kërkuar për të tre atentatorët masën e sigurisë “arrest me burg”.Pasi ka dëgjuar edhe avokatët e palëve, gjyqtarja Adelajda Gjuzi e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka vendosur për të tre autorët Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, masën e sigurisë “arrest me burg”./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME