Categories Lajme

Atentati/ Ditëlindja që u kthye në tragjedi: Djali i pronarit të “Pelikan Security” po shkonte të frynte qirinjtë, autorët i bënë pritë dhe qëlluan me breshëri

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në Tiranë ku pre e një atentati ranë djemtë e mitur të pronarit të kompanisë private “Pelikan Secyrity”, Vesel Bardhi Demiraj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:50 të mbrëmjes të së enjtes ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt automjetit me të cilin po udhëtonin dy djemtë e Demirajt, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç dhe shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj.

Automjeti tip “G-Class” me të cilin tre të rinjtë po udhëtonin po drejtohej nga 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili rezulton se është punonjës i kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin ku dhe ndodhi ngjarja ishte shoqëruesi i tyre. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur katër personat që ndodheshin në këtë mjet, ndërkohë që 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

Media më herët se Dior Demiraj ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 11-të. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin kur dhe ndodhi atentati ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes.

I mituri, së bashku me vëllain e tij dhe shokun e tyre 17-vjeçar kishin shkuar me automjetin në pronësi të Vesel Demirajt në pistën e garave në Pjesë.

Pasi kishin festuar aty ata, të shoqëruar nga 34-vjeçari, ishin nisur për t’u kthyer për në Tiranë, në Lundër për të vazhduar festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit me familjarët.

Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, gjatë kthimit ata ishin futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës, rreth orës 21:30  teksa po vijon rrugën për në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i zuri pritë dhe filloi të qëllojë në drejtim të tyre.

Breshëria e plumbave ka vijuar deri te Agropark, Tregu Agro Ushqimor, ku dhe ka qenë pika kulminate e të shtënave me armë. Drejtuesi i “G-Classit”, 34-vjeçari Stafa ka tentuar t’i shmanget plumbave me aq sa ka mundur dhe të shpëtojë tre të rinjtë, por si pasojë e plagëve të marra ai humbi ndjenjat në zonën e Lundrës.

Aty më pas kanë qenë njerëzit e rastësishëm të cilët kanë kaluar në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë, ndërkohë që thuhet se katër të plagosurit kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët me mjetet e tyre private i kanë transportuar për në Spitalin e Traumës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME