Categories Lajme

Atentati i një viti më parë te “Uji i Ftohtë”, ekstradohet nga Italia një prej autorëve

Ekstradohen nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Është ekstraduar nga Milano shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018 është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës në Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente nga DVP Durrës janë sekuestruar rreth 302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai akuzohet për atentatin me armë zjarri te Uji i Ftohtë me datë 10 maj të 2019 .Shtetasi G. D., në bashkëpunim më 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash, në pjesën e jashtme të një lokali në këtë zonë. Objektivi i atentatit në fjalë  ishte djali i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, Ines Hajrulla, i cili i ka shpëtuar edhe një atentati tjetër me tritol, por humbi gjymtyrët. Por nga të shtënat mbeti i plagosur një kalimtar  i rastit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME