Categories Lajme

Atentati mafioz në Belgjikë/ Kush është Bledar Muça

Mbrëmjen e djeshme u vra në Belgjikë në një autostradë në qytetin Antwerp krahu i djathtë i Florenc dhe Ardian Çapjas, Bledar Muça. Autorët e krimit ende nuk janë identifikuar. Mediat vendase raportojnë se Muça ka ndërruar jetë në vend si pasojë e të shtënave. Ai u vra nga dy persona teksa ishte duke parkuar makinën.

Por kush është Bledar Muça? Bledar Muça është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi njihet për lidhjet e ngushta me fisin e Çapjave në Elbasan. Herën e fundit në Shqipëri ai u arrestua në maj të vitit 2020 për shkak se përplasi një polic burgu. Në vitin 2016 ai i ka shpëtuar dy atentateve, njëri në shkurt dhe tjetri në korrik. Në atë të korrikut ai ishte “shënjestër” bashkë me Florenc Çapjan. Muça u plagos pas atentatit, kurse Çapja nuk pëesoi gjë.

Po ashtu Muça dyshohej si i përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda në qytetin e Elbasanit, por ia kishte dalë t’ia hidhte drejtësisë. Po në vitin 2016, Muça ishte dënuar me dy vite burg pasi kishte qëlluar me armë ndaj forcave të rendit teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja pas atentatit të shkurtit. Emri i tij rezulton i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, të ndodhura në kohë të ndryshme në Elbasan, por që asnjëherë nuk iu provuan drejtpërdrejt nga policia dhe nga prokuroria. Muça ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar pas vrasjes së Ilir Rexhepit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME