Categories Lajme

Atentati ndaj djalit të policit në Shijak, Policia e Shtetit zbardh detaje për ngjarjen

Pas lajmit të publikuar në media se është qëlluar me armë zjarri ndaj djalit të një polici në Shijak Orlando Petkola​, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Në njoftimin e policisë theksohet se ‘në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P’. Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Durrës/ Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME