Categories Lajme

Meta: Kriza në arsim dramë kombëtare, e patolerueshme

Sipas INSTAT, më pak se 30% e pjesës më aktive të shoqërisë tonë, përkatësisht të moshës 25-39 vjeç, të jetë me arsim të mesëm.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e konsideron krizën në arsim të papranueshme dhe të pa tolerueshme.

Meta tha se sipas të dhënave të INSTA rreth 40% të popullsisë së moshës 25 me 39 vjeç është me arsim fillor. Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta tha se kriza në arsim sipas tij është një dramë kombëtare, sepse i heq Shqipërisë, pasurinë e saj më të çmuar, rininë dhe burimet njerëzore, si promotorë të përparimit dhe të modernizimit të saj.

Është e papranueshme, që sipas INSTAT, më pak se 30% e pjesës më aktive të shoqërisë tonë, përkatësisht të moshës 25-39 vjeç, të jetë me arsim të mesëm.

Është e pa tolerueshme, që ndërsa arsimi 9-vjeçar është një detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë, të kemi rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç, vetëm me arsim fillor. Të gjitha këto janë premisa dhe nxitëse, për fat të keq, të braktisjes masive të vendit nga rinia dhe të shpopullimit të Shqipërisë në tërësi.

Prandaj pa mëdyshje do ta cilësoja krizën në arsim, një krizë të rëndë ekzistenciale të shoqërisë tonë, për sot dhe për nesër.

Një dramë kombëtare, sepse i heq Shqipërisë, pasurinë e saj më të çmuar, rininë dhe burimet njerëzore, si promotorë të përparimit dhe të modernizimit të sa”, shkruan Meta në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME