Categories Lajme

Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, lehtësohen akuzat për autorin

Autori i p lagosjes së Edison Begajt në Vlorë më 29 maj 2021 ka përfituar lehtësimin e akuzave nga Prokuroria e Vlorës, nga v rasje në tentativë në plagosje me armë. Këto janë veprat penale me të cilat dosja është dërguar në gjykatë. Sipas hetimeve, shkak i sulmit me armë ka qenë një konflikt i ndodhur në lokal mes autorit Mitri Prifti me të dëmtuarin Edison Begaj disa muaj pas su lmit me a rmë.

Prokuroria e Vlorës ka ndryshuar akuzat për noterin e Durrësit, Mitri Prifti, i arrestuar për ngjarjen e 29 Majit 2021, kur në Babicë të Vlorës u qëllua me disa plumba në sy të fëmijëve të mitur, Edison Begaj.

Prej 5 muaj, i dyshuari vijon të qëndrojë në burg, ndërsa prokuroria e Vlorës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të çojë dosjen në gjykatë, duke e akuzuar Priftin për tri vepra penale.

Në materialin përfundimtar të hetimeve, bie në sy fakti se Prifti nuk akuzohet për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, siç e kishte rreferuar ngjarjen policia e Vlorës, por për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas konkluzionit të akuzës, në këtë rast nuk jemi përballë veprës penale të “Vrasjes me Paramendim” mbetur në tentativë, megjithëse autori Mitri Prifti ka qëlluar më shumë se një herë në drejtim të Edison Begaj dhe ka pasur maskim, duke krijuar përshtypjen e një punonjësi policie.

Madje për akuzën e “Vrasjes së mbetur” në tentativë, Gjykata e Vlorës, kishte vendosur vendosur në muajin Qershor 2021, masën e “Arrestit në burg” në mungesë për Mitrin.

Detaji që ka sjellë zbulimin e këtij sulmi me a rmë, ka qenë gjetja e makinës që përdori Mitri Prifti për tu larguar nga Vlora. Në ikje e sipër Mitri Prifti mësohet se ka bërë aksident në dalje të qytetit të Fierit.

Qëllimi i tij ka qënë djegia e makinës, por për shkak se Prifti ka dalë nga rruga dhe ka bërë aksident, ka vendosur të largohet me shpejtësi, duke lënë gjithçka të paprekur në makinën tip “Benz-Mercedes”.

Në kapuçin e gjendur në makinë është gjendur një kampion pështyme, duke bërë që ajo të analizohet me bankën e të dhënave që ka sistemi i policisë shkencore.

Krahasimi i profilit të ADN-së me pështymën e gjetur në kapuçin e sekuestruar, ka rezultuar se ishte e ngjashme me atë të noterit Mitri Prifti.

Mitri Prifti dhe Edison Begaj njihen me njëri-tjetrin pasi kanë lidhje familjare dhe krushqie. Mes Priftit dhe Begaj ka pasur një debat disa kohë më parë, debat i cili ka bërë që Begaj ta qëllojë me shuplakë në mes të lokalit, çka ka sjellë që ai të hakmeret duke e goditur me armë pikërisht në hyrje të banesës së tij në fshatin Babicë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME